Kronika 1 May 2024, 10:47 Nga VNA

Operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar pjesë e grupit të Gëzim Çelës.

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Flakë në det”, 3 të arrestuar pjesë

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë arrestuar pasi ishin nën hetim, si persona të dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se tre të arrestuarit janë pjesë e grupit të Gëzim Çelës.Emrat e tyre sipas burimeve kanë dalë nga bisedat e ish-policit  Arlind Ismailuka.

Këta shtetas tentuan të trafikonin një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike nëpërmjet detit. Jane dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës Itali , Turqi, Kosovë dhe Greqi.Ata kanë bashkëpunuar me Arben Dalipaj i cili është i shpallur në kërkim.

Operacioni “Flakë në det” i ndërmarrë vitin e kaluar çoi në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, që dyshohej se shoqëronte të njohurin si baronin e drogës, Gëzim Çela, dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme