Kronika 30 April 2024, 09:22 Nga VNA

GJKKO rezufon marrëveshjen me Granit Gjanën, kthehet dosja në SPAK

Ndaje në Whatsapp
GJKKO rezufon marrëveshjen me Granit Gjanën, kthehet dosja në

Gjykata e Posaçme refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana.

Ish zyrtari dhe SPAK kishin rënë dakort për marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë.Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.

Gjana akuzohet për dy procedura tenderimi dhe në kuadër të hetimit ishte pyetur edhe ish kryebashkiaku Safet Gjici i cili ndodhet në burg pas skandalit seksual. Safet Gjici shprehej në deshmi se për shkak të kohës të gjatë që kishte kaluar nuk kujtonte detaje. Po ashtu një pjesë të mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek nënkryetarët e bashkisë.

Në lidhje me Gjanën, GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim të mëtejshëm në SPAK.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme