Kronika 29 April 2024, 16:30 Nga VNA

Video/ Atentat një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel. Katër plumba drejt tij, dy në kokë

Ndaje në Whatsapp
Video/ Atentat një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel. Katër

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në tarracën e një kafeneje mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën shqiptarin e shtrirë. Raportohet se viktima është në rrezik për jetën ndërsa ende nuk është zbuluar identiteti i plotë i tij.

Në videon e publikuar nga mediat belge, shihet një person me kapuç duke ecur drejt tarracës. Ai si fillim ka kaluar para viktimës, më pas është kthyer dhe ka qëlluar katër herë, ku dy prej plumbave janë në kokë. Autori më pas është larguar në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati.

Prokuroria e Brukselit përmes një komunikate për media njofton se shqiptari ndodhet në gjendje kritike për jetën. Hetimi i cili iu besua seksionit të vrasjeve të policisë gjyqësore federale në Bruksel, është në vazhdim, me qëllim përcaktimin e rrethanave të sakta të kësaj ngjarjeje, kontekstin e tyre dhe kapjen e autorit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme