Kronika 30 April 2024, 12:40 Nga VNA

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranoi ndryshimin e masës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për zevëndëdimin e masës së sigurisë për ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai do të vazhdojë të qendrojë nën masën e arrestit me burg.

Kujtojmë se Goro u arrestua më 23 mars 2024 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi u hetua me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, me një sipërfaqe në total prej 10592 m2, ku  përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi për ndërtimin e kompleksit turistik.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryebashkiaku i Himarës kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe në 26 mars Goro ka kërkuar që t’i ndryshohet masa, por edhe atëherë u la në burg.

Goro ishte kryetar ne detyrë i Bashkisë së Himarës pas arrestimit te Fredi Belerit qe rezultoi fitues ne 14 maj.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme