Kronika 1 May 2024, 07:36 Nga VNA

Arrestohet punonjësi i Gardës, përplasi tre makina të parkuara

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet punonjësi i Gardës, përplasi tre makina të

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjë të Gardës së Republikës Inspektorin me inicialet A.LL., 49-vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Punonjësi i Gardës rreth orës 20:00,të mbrëmjes së shkuar, duke udhëtuar me automjetin e tij në ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga "Zini Sako" ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale "Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit" dhe "Largim nga vendi aksidentit".

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme