Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së paralajmëroi se "uria mbetet një rrezik serioz" për njerëzit në Gaza, duke kërkuar "qasje të sigurt të ndihmës jetike humanitare në Gaza".
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara njoftoi se të gjitha furrat e bukës në pjesën qendrore të Gazës u detyruan të mbyllen për shkak të mungesës së furnizimit, në mes të luftës së vazhdueshme gjenocidale të Izraelit në Gaza.
"Të gjitha furrat e bukës në Gazën qendrore janë mbyllur për shkak të mungesave të mëdha të furnizimit", njoftoi WFP-ja në X.
Në postim gjithashtu thuhet se buka është mjet shpëtimi për shumë familje dhe i vetmi ushqim tek i cili kanë qasje, duke shtuar se tani edhe kjo po u pamundësohet banorëve.
Organizata e OKB-së paralajmëroi se "uria mbetet një rrezik serioz" për njerëzit në Gaza, duke kërkuar "qasje të sigurt të ndihmës jetike humanitare në Gaza".
Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më tetor 2023, grupe të shumta ndërkombëtare dhe të OKB-së i kanë bërë thirrje Izraelit që të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza për të shmangur urinë dhe mungesën e bukës.
Izraeli nisi një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor 2023, duke vrarë deri më tani mbi 44.300 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur afro 105 mijë të tjerë.
Gjenocidi në Gaza, i cili po hyn në vitin e dytë, gjithnjë e më shumë ka tërhequr dënime ndërkombëtare, ku zyrtarë dhe institucione të shumta i vlerësojnë sulmet dhe bllokimin e ndihmave humanitare si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullatën.
Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) lëshoi urdhrarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.
Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.
Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën.
Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave.
Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos.
Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola.
Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.