Sociale 12 June 2024, 13:28 Nga VNA

Ndahet nga jeta ish kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta ish kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini

Është ndarë nga jeta ish kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini e ka nisur karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Ai kishte qenë më parë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Sejdini kishte përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Elbasanit në mars të vitit 2007, detyrë që e mbajti deri në vitin 2019 kur hoqi dorë nga kandidimi për kryetar bashkie.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme