Bota 15 March 2025, 19:26 Nga VNA

NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

Ndaje në Whatsapp
NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e

Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh.

Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor.

Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor rreth mesnatës të së shtunës.

Së bashku me astronautët Wilmore dhe Williams, në Tokë do të kthehet edhe astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov. Kthimi pritet të bëhet të mërkurën, duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme dy ekipeve për të shkëmbyer informacion.

Astronautët Wilmore dhe Williams mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në qershor 2024 dhe pritej të qëndronin në hapësirë për rreth 10 ditë. Por rikthimi i tyre u shty për shkak të problemeve mekanike me mjetin e tyre hapësinor, i cili pas disa javësh riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike./VOA/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme