Sociale 27 May 2026, 13:19 Nga VNA

Myftinia Shkodër shmang politikanët në Kurban Bajram: festa këtë vit iu kushtohet fëmijëve

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-27 at 1.18.04 PM (1).jpeg

Në një kohë kur festat fetare shpesh janë kthyer në parada urimesh protokollare dhe fotografish politike, Myftinia Shkodër ka zgjedhur një rrugë tjetër për Kurban Bajramin e këtij viti: të mos organizojë pritje për politikanët dhe drejtuesit vendorë.

Në vend të vizitave zyrtare, ceremonive formale dhe radhëve të urimeve politike, Myftinia ka vendosur që dita e festës t’u kushtohet fëmijëve, duke organizuar një aktivitet festiv në oborrin e xhamisë së Parrucës.

Në njoftimin zyrtar thuhet qartë se “për shkak të Festës së Fëmijëve nuk do të ketë pritje të vizitave”.

Vendimi vjen si një mesazh jo i vogël në një realitet ku politika shqiptare prej vitesh i përdor festat fetare si skena publike për prezencë, kamera dhe konsum politik, shpesh duke e zhvendosur vëmendjen nga vetë kuptimi shpirtëror i festës.

Në vend të kortezheve zyrtare dhe buzëqeshjeve protokollare, Myftinia Shkodër ka zgjedhur simbolikisht t’i japë përparësi fëmijëve dhe atmosferës së besimit, duke lënë jashtë një ritual që për shumë njerëz është kthyer prej kohësh në një nga shemtitë më të mëdha të marrëdhënies mes politikës dhe fesë.

WhatsApp Image 2026-05-27 at 1.18.04 PM.jpeg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme