Bota 13 November 2024, 15:36 Nga VNA

Moti i keq godet Italinë, përmbytje në Siçili

Ndaje në Whatsapp
Moti i keq godet Italinë, përmbytje në Siçili

Moto i keq ka goditur jugun e Italisë. Sot pamjet vijnë nga Torre Archirafi, një fshat në Riposto, Sicili: përroi del nga shtrati dhe tërheq një makinë në det për pak sekonda. Një grua dëshmon skenën dhe lëshon klithma nga frika. Zonat kryesore të prekura sot – të mërkurën, 13 nëntor – nga moti i keq janë komunat Giarre, Acireale dhe Linguaglossa. Personeli i zjarrfikësve është thirrur në shërbim të jashtëzakonshëm për të garantuar mbështetje dhe ndihmë. Në veprim janë gjithashtu zhytës dhe shpëtues lumorë të dërguar nga Komanda provinciale e Sirakuzës për të mbështetur operativisht ekipet lokale. Një ekip nga departamenti i Riposto ka ndërhyrë për të shpëtuar njerëz dhe automjete të bllokuara në autostradën A18, në kilometrin 56 mes Fiumefreddo dhe Giarre.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme