Bota 13 November 2024, 09:28 Nga VNA

“Il Giornale”/ Kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit mund të mbeten të mbyllura deri në korrik të vitit të ardhshëm

Ndaje në Whatsapp
“Il Giornale”/ Kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit mund të

Gazeta italiane “Il Giornale” i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës së Romës lidhur me zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Vendimi i marrë nga gjyqtarët e Romës është referuar edhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve të medias italiane, ekzistojnë dyshime se kampet në Shëngjin dhe Gjadër do të funksionojnë si qendra të mbyllura për emigrantët e kapur në brigjet italiane, të paktën deri në korrik të vitit të ardhshëm. Për pasojë, mëngjesin e të martës, shtatë emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi u transferuan në portin italian të Brindisit. Ndërkohë, më 18 tetor, e njëjta gjykatë vendosi që 12 emigrantët, të cilët ishin pjesë e grupit të parë të dërguar në Shqipëri sipas marrëveshjes për azilkërkuesit mes qeverive të të dy vendeve, të rikthehen në Itali.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme