Bota 4 October 2024, 09:32 Nga VNA

Melania Trump kundër bashkëshortit, mbështet hapur të drejtat e abortit

Ndaje në Whatsapp
Melania Trump kundër bashkëshortit, mbështet hapur të

Ish-zonja e parë Melania Trump tha në një video se ajo beson se “nuk ka vend për kompromis” kur bëhet fjalë për “lirinë individuale” të një gruaje, pasi The Guardian raportoi fragmente nga libri i saj i ardhshëm në të cilin ajo thotë se mbështet të drejtat e abortit, “pa asnjë ndërhyrje apo presion nga qeveria”.

“Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja, lirinë individuale. Çfarë do të thotë ‘trupi im, zgjedhja ime’?” tha ish-zonja e parë në një video të postuar në X.

Mbrojtja e saj për të drejtat e abortit e vë atë në kundërshtim me qëndrimet e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita e zgjedhjeve. Ish-presidenti Donald Trump “mburret” për përmbysjen e Roe kundër Wade, që eliminoi të drejtën kushtetuese për abort dhe bëri që disa shtete të miratonin kufizime strikte të abortit.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme