Sociale 20 September 2024, 17:43 Nga VNA

Marketingu i fshehtë i kompanive të cigareve: Si Philip Morris shfrytëzon eventet sociale për promovimin e IQOS në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Marketingu i fshehtë i kompanive të cigareve: Si Philip Morris

Ka një mënyrë që kompanitë e cigareve të reklamojnë, pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj. Për këtë arsye, kompani si Philip Morris organizojnë "grupe" që pretendojnë të ndajnë interesa të përbashkëta, por në realitet, qëllimi i tyre kryesor është promovimi i produkteve të tyre.

Kjo praktikë ndodh edhe në Shqipëri, ku Philip Morris, përmes shkrimeve të sponsorizuara, fton të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete si kurse poçerie apo evente si TogetherX.

"TogetherX mbledh së bashku të gjithë përdoruesit e rritur që kanë përqafuar alternativat e reja pa tym. Përveç organizimit të eventeve që bashkojnë komunitetin IQOS, TogetherX ofron një përvojë të përbashkët ku anëtarët mund të ndajnë eksperienca dhe të eksplorojnë alternativa të reja për një jetesë më të mirë", thuhet në njoftimet e kompanisë të publikuara nga disa media online.

Megjithatë, qëllimi i vërtetë është promovimi i cigareve dhe veçanërisht i IQOS-it. Ky marketing "i fshehtë" përhapet lehtësisht në media, duke nxitur përdorimin e cigareve të të gjitha llojeve.

Në asnjë vend të BE-së nuk lejohet që kompanitë e cigareve të kenë kaq lehtësira në marketingun e produkteve të tyre. Ndërsa taksat dhe akcizat rriten çdo vit duke shtuar koston për përdoruesit, në vende si Shqipëria, prodhuesit e cigareve shijojnë lirshëm hapësirat e marketingut publik pa pengesa.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme