Sociale 19 September 2024, 10:15 Nga VNA

Homazhe në Kuvend për Gerti Bogdanin, përcillet për në banesën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Homazhe në Kuvend për Gerti Bogdanin, përcillet për në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas një arresti kardiak, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca plenare e planifikuar për këtë të enjte është shtyrë, për t’u hapur rrugë homazheve në nderim të Bogdanit. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës do të mbahen në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit, nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa varrimi do të kryhet në varrezat e Sharrës.

Në shenjë respekti, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte. Flamuri kombëtar dhe ai i PD-së do të ulen në gjysmështizë në të gjitha selitë e partisë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Arkëmorti me trupin e Bogdanit ka mbërritur në Kuvend, ku kanë nisur homazhet, të cilat po ndiqen nga familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë që kanë ardhur për të nderuar ish-deputetin.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme