Sociale 18 September 2024, 09:19 Nga VNA

Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe bllokojnë hyrjen në kantier për shkak të mosmarrjes së pagave

Ndaje në Whatsapp
Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë pezulluar pasi punonjësit kanë dalë në protestë për disa ditë, duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura. Sot, ata kanë ndërmarrë një hap më të ashpër, duke bllokuar hyrjen në kantier, si shenjë e pakënaqësisë dhe presionit ndaj kompanisë për të marrë pagat e tyre.

Punonjësit shprehen se janë prej disa muajsh pa marrë pagat e tyre dhe ndjehen të lënë pas dore nga menaxhmenti i projektit. Protesta pritet të vazhdojë deri në një reagim konkret nga kompania për zgjidhjen e kësaj situate.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi këtë zhvillim, ndërsa projekti i aeroportit ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme