Sociale 13 September 2024, 17:35 Nga VNA

Reagon Sulejman Rexhepi: Kush ma prek kombin më ka sharë fenë

Ndaje në Whatsapp
Reagon Sulejman Rexhepi: Kush ma prek kombin më ka sharë fenë

VNA ka publikuar sot një pjesë nga kujtimet “Kush ma prek kombin më ka sharë fenë” të autorit Sulejman Rexhepi, ish-kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut. Ndër të tjera, në kujtimet e tij, ai sjell dëshmi të rënda për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas publikimit të pjesëve nga libri i tij, Sulejman Rexhepi ka reaguar duke sulmuar mediat që kanë publikuar përmbajtje nga ky libër. Në reagimin e tij, Rexhepi akuzon për shpifje ata që s’kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ripublikuar pjesë nga shkrimet e tij.

Në fakt, meqë memuari i tij gjendet pa pagesë në internet, çdokush mund të verifikojë me saktësi çfarë ka shkruar ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut. Për shembull, detajet se si, sa dhe kë ka paguar për një dekoratë nga Donald Trump apo nga Ilir Meta. Për saktësinë e asaj që ka shkruar, përgjegjësinë e mban autori. Megjithatë, më qesharak se justifikimet e tij për ato që ka shkruar, duket të jenë arsyet pse e ka dëshiruar aq shumë dekoratën.

Më poshtë është linku i plotë i librit të Sulejman Rexhepit “Kush ma prek kombin, ma ka sharë fenë”. Diku rreth faqes 100, shpjegohet edhe çështja për të cilën, zotit Rexhepi, ose i vjen turp që e ka shkruar, ose që e ka shpikur.

https://javorja.wordpress.com/2018/05/28/dromca-memoaresh-kush-ma-prek-kombin-me-ka-share-fene/

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme