Sociale 13 September 2024, 13:11 Nga VNA

Pallati i Sportit "Asllan Rusi", rrezikon shembjen, synohen pallate

Ndaje në Whatsapp
Pallati i Sportit "Asllan Rusi", rrezikon shembjen, synohen pallate

Opozita protestoi sot para bashkisë së Tiranës për të 25-tën herë. Qytetarë të shumtë u mblodhën  para bashkisë, teksa mbajtën fjalët anëtarë të PD-së dhe PL-së në Këshillin Bashkiak, kryefjala e të cilëve ishte "Lironi Berishën". E vetmja  që doli nga radha ishte Silva Caka nga Partia e Lirisë, në fjalën e saj akuzoi se Erion Veliaj pas stadiumit "Dinamo", nën rrezik shembje do jetë pallati i Sportit "Asllan Rusi".

"Erion velija na erdhi me një projekt për gjoja rrjetëzimin e stadiumit Dinamo. Përpos gjithë problematikave që ka atje me pronat, ky zotëria do të ndërtojë atje disa kulla. Ashtu siç bëri tek stadiumi "Qemal Stafa" do të bëjë të njëjtën gjë edhe me një nga zonat më strategjike të Tiranës. Aty ai do të japë një qokë për atë që do të paguajë më shumë. Fatkeqësisht të njëtin fat do të ketë edhe pallati i sportit "Asllan Rusi", deklaroi Caka e cila nënvizoi se Erion Veliaj  i piketon të gjitha këto zona dhe ua jep si qoka shokëve dhe njerëzve të tij.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme