Politika 23 January 2025, 18:31 Nga VNA

Lulzim Basha me parti të re apo në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për vulën?

Ndaje në Whatsapp
Lulzim Basha me parti të re apo në pritje të vendimit të

Ditën e djeshme, në media u raportua se grupi i Demokratëve Euroatlantikë, i drejtuar nga Lulzim Basha, është regjistruar si parti e veçantë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Duket se ky është një vendim i nxitur nga fakti se ai që njihet si grupim i Lulzim Bashës është në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës dhe simboleve të PD.

Por, pavarësisht apelimit në Gjykatën e Lartë, çështja e vulës ende nuk ka një datë për shqyrtim. Kreu i grupimit, Lulzim Basha, ka përsëritur vazhdimisht thirrjet për një shqyrtim sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës së Lartë, ndërsa ka siguruar që në çdo rrethanë Demokratët Euroatlantikë do të marrin pjesë në zgjedhje.

Duke qenë se ka vetëm tre muaj para zgjedhjeve dhe me çështjen e vulës ende pa një datë në Gjykatën e Lartë, grupimi i drejtuar nga Basha ka vijuar me planin për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Ky hap është një garanci për të qenë alternativë për qytetarët më 11 maj.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme