Politika 23 January 2025, 14:48 Nga VNA

A do të pendohet Ilir Beqaj? Ish-ministri: Nuk mbrohem dot, por vetëm mund të denoncoj

Ndaje në Whatsapp
A do të pendohet Ilir Beqaj? Ish-ministri: Nuk mbrohem dot, por vetëm

 

“Unë nuk mbrohem dot, por vetëm mund të denoncoj” – kështu ka deklaruar ndër të tjera ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja në ditën kur, bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, do të gjykohen për akuzën e "vjedhjes duke shfrytëzuar detyrën" dhe "grup i strukturuar kriminal" për aferën e sterilizimit.

Dosja u vendos të kalojë për gjykim dhe pritet që sa më shpejt të nisë procesi në themel. Ish-ministri i Shëndetësisë hoqi dorë edhe nga kërkesa për gjykim të shkurtuar, pasi, siç deklaroi, do të provojë pafajësinë e tij.

Beqja paraqiti një mbrojtje të gjatë para akuzës duke renditur faktet që sipas tij, provojnë pafajësinë e tij për akuzat. Ai theksoi madje se gjykata është nën ndikimin e Sali Berishës dhe Albana Vokshit. Por ajo që paralajmëroi Beqja duket të jetë një hap i ri i tij në përpjekjen për mbrojtje. Çfarë pritet të denoncojë ish-ministri i shëndetësisë? A do të jenë këto denoncime me fakte apo thjesht akuza për të përfshirë sa më shumë ish-bashkëpunëtorë në hetimet ndaj koncesioneve në shëndetësi? A po paralajmëron Ilir Beqja denoncime për pasardhësit e tij në këtë detyrë dhe për koncensionet e tjera që janë ndoshta në hetim nga SPAK? Kjo pritet të shihet në ditët në vazhdim ndërsa laku i hetimeve për koncesionet në shëndetësi po ngushtohet dhe rrethi i të akuzuarve po përballet çdo ditë me hetime. Dhe pse jo, edhe me akuza të reja.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme