Politika 22 January 2025, 13:58 Nga VNA

Tabaku: Falja 10-vjeçare e taksave për investimet e huaja, dhuratë për oligarkët

Ndaje në Whatsapp
Tabaku: Falja 10-vjeçare e taksave për investimet e huaja,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj propozimit të socialistëve për faljen 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja që investojnë në sektorin e turizmit. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Tabaku e cilësoi këtë nismë si një “dhuratë për oligarkët”, duke theksuar se ajo lë pas dore qytetarët shqiptarë dhe bizneset e vogla.

“Kur miratuam buxhetin në dhjetor, qeveria premtoi se nuk do të kishte ndryshime fiskale, përjashtime apo privilegje. Vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve,” deklaroi Tabaku.

Ajo paralajmëroi se kjo masë minon besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa shtoi se shtyrja e Ligjit për Investimet Strategjike për të tetën herë është një shembull i kapjes së ligjit nga interesat private.

Tabaku shprehu shqetësimin se falja e re e taksave për kompanitë e mëdha vetëm sa do të thellojë pabarazinë ekonomike në vend.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme