Sociale 14 February 2025, 09:14 Nga VNA

Lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri

Ndaje në Whatsapp
Lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024. Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me 37 për qind.

Ky qark prej vitesh po përjeton rënie të madhe të lindjeve dhe njëkohësisht ka varësinë më të lartë ndaj të moshuarve.  Me ketë ecuri pas 6 vitesh në këtë qark do të rreth 12 klasa të para nëse asnjë fëmijë nuk do të emigrojë.

Pas Gjirokastrës rënien më të madhe se mesatarja kombëtare të lindjeve kishin qarqet e Beratit me -12.6%, Vlorës me -12.6%, Korçës me -11 dhe Lezhës me – 10%.

Rënia e lindjeve ishte e pranishme në të gjitha qarqet, por në disa ishe më e ulët se mesatarja kombëtare. Psh në Shkodër lindjet ranë me 0.1% me 2024, në Dibër me -0.3%, në Kukës me -2.7%, në Fier me -3.5% dhe në Tiranë me -4.5%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Jugu i vendit ka norma më të larta të rënies së lindjeve për shkak  të strukturës së popullsisë më të plakur.

Pavarësisht emigracionit të lartë të viteve të fundit, veriu vijon të ketë popullsinë më të re në moshë edhe për shkak të tendencë për të lindur më shumë.

E kundërta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni më i hershëm e ka plakur më shpejt rajonin.

Qytetet e Veriut, ndonëse regjistruan rënien më të lartë të popullsisë në periudhën ndërmjet dy censeve kanë sërish një strukturë të popullsisë më të re në moshë se pjesa tjetër e vendit.

Të dhënat nga Censi 2023 në nivel bashkie tregojnë se Hasi dhe Kukësi kanë varësinë më të lartë të të rinjve me 35 vjeç dhe 33% secila.

Me të dhënat e cens 2023 në të gjithë vendin kishte rreth 374 mijë të rinj të moshës 0-14 vjeç, të cilët përbënin 15.5% të popullsisë totale. 26% e kësaj grup-moshe është në Bashkinë e Tiranës dhe 12% në Bashkitë e Durrësit dhe Kamzës.

Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup-moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik. Rënie mbi 40% pësuan edhe grup-moshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%).

Nga ana tjetër Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit, Dropullit kanë varësi të moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë./MONITOR

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme