Sociale 13 February 2025, 08:33 Nga VNA

Virozat bëhen agresive në janar, infeksionet respiratore rritje mbi 40%, rekord Durrësi

Ndaje në Whatsapp
Virozat bëhen agresive në janar, infeksionet respiratore rritje mbi

Virozat në këtë sezon dimri janë bërë më agresive, po krijojnë infektime, po zgjasin në kohë e për rrjedhojë po ndikojnë negativisht për përkeqësimin e shëndetit të popullatës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i infeksioneve respiratorë në 5 javët e para të vitit 2025 ishte së paku 40 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur në javën e katërt të vitit 2025 që korrespondon me javën e fundit të janarit numri i personave që u raportuan me infeksione respiratore arriti në rreth 23, 400 ose 44 për qind më i lartë se në të njëjtën javë të vitit 2024.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit tregojnë se, infeksionet nga virozat shënuan një rritje të lartë përgjatë janarit dhe shkurtit 2025, me gati dyfishim të rasteve. Infeksionet respiratorë nënkuptojnë trajtim me medikamente. Mjekët në poliklinikën e specializuar të mushkërive pohojnë se, këtë sezon gripi ka qenë agresiv duke shkaktuar në masë infeksione të rrugëve të sipërme dhe poshtme respiratorë. Të prekurit kanë shfaqur simptoma si kollë, lodhje e vazhdueshme tj.

Të sëmurët kronikë janë prekur më rëndë dhe në shumë raste është shtruar nevoja për mjekim me antibiotike dhe trajtim në spital. Kjo situatë ka krijuar ngarkesë në spitalet sidomos në klinikat pediatrike. Fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë më të prekur. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se qyteti i Durrësit kishte numrin më të lartë të të prekurve me infeksion të rrugëve respiratorë, e ndjekur nga Tirana, Tropoja dhe Gjirokastra.

Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronikë dhe moshat e vjetra duhet të shmangin vend-grumbullimet për të shmangur infektimet. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit. Vaksina rekomandohet sidomos në individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç. Gjithashtu ilaçet ndaj gripit vetëm me rekomandim të mjekut mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. / Monitor

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme