Kripë dhe Piper 8 October 2024, 10:11 Nga VNA

Lady Gaga në “shok” për reagimin e dobët ndaj Joker 2

Ndaje në Whatsapp
Lady Gaga në “shok” për reagimin e dobët ndaj Joker 2

Lady Gaga, 38 vjeç, është tronditur nga mungea e pëlqimit për rolin e saj si Harleen Lee Quinzel, e njohur si Harley Quinn, përkrah Joaquin Phoenix, 49 vjeç, si Jokeri – një rol që i dha atij çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2019 – pas duartrokitjeve të forta që mori filmi në Festivalin e Filmit në Venecia muajin e kaluar.

“Lady Gaga është e habitur nga reagimi ndaj Joker 2 dhe është e tronditur që njerëzit nuk e pëlqejnë, pas vlerësimeve që mori nga kritikët para premierës. Ajo ka vënë kaq shumë shpirt në film dhe ka shumë respekt për fansat e komikëve DC.”

Burimi shtoi: “Ekipi i saj po kërkon me qetësi projekte të tjera që mund t’i nxjerrin, pasi duan të kalojnë sa më shpejt nga kjo situatë.”

“Ajo është e zhgënjyer që Joker ka rezultuar thuajse një dështim,” kanë thënë. “Ajo mendonte se ky film mund t’i sillte një nominim për Oscar, veçanërisht pasi filmi i parë pati një sukses të madh dhe Joaquin fitoi një Oscar.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme