Kripë dhe Piper 5 October 2024, 13:07 Nga VNA

Jennifer Aniston konfirmon thashethemin e çuditshëm: “Disi e vërtetë”

Ndaje në Whatsapp
Jennifer Aniston konfirmon thashethemin e çuditshëm: “Disi e

Jennifer Aniston ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj personale dhe profesionale. Së fundmi, gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live”, ajo iu përgjigj një prej thashethemeve më të çuditshme që kanë qarkulluar për të.

Prezantuesi Jimmy Kimmel e pyeti aktoren në lidhje me një zë që pretendonte se Aniston mban me vete në çantë një qese të mbushur me hirin e terapistit të saj të ndjerë. Duke qeshur, Aniston u përgjigj: “Pas kësaj deklarate do dukem sikur kam vërtet nevojë për një terapist, por nuk do ta tregoj të gjithë historinë me detaje. Thjesht, është disi e vërtetë.”

Kjo përgjigje la fansat të spekulojnë më tej, duke shtuar një tjetër element të çuditshëm në mitin që rrethon yllin e “Friends”. Megjithatë, siç duket nga qëndrimi i saj me humor dhe pa u shqetësuar shumë, Aniston e di mirë se si t’i trajtojë këto spekulime.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme