Kripë dhe Piper 5 October 2024, 08:15 Nga VNA

Dashuri e përjetshme, Jerry dhe Marcia ndahen nga jeta të përqafuar në mes të stuhisë Helene

Ndaje në Whatsapp
Dashuri e përjetshme, Jerry dhe Marcia ndahen nga jeta të

Histori tragjike ka lënë uragani Helene që goditi disa vende të SHBA-së. Jerry dhe Marcia, një çift të moshuarish, që jetuan së bashku për më shumë se 50 vjet, vdiqën të përqafuar.

Uragani shkuli një pemë në oborrin e shtëpisë së tyre në Beech Island, Karolina e Jugut, dhe ra në dhomën e gjumit. Nipi i tyre i gjeti ata duke u përqafuar dhe beson se ishte plani i Zotit t’i merrte së bashku, në vend që njëri të vuante pa tjetrin.

“Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im me sa duket dëgjoi goditjen e pemës nga përpara dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time”, tha 22-vjeçari.

Të moshuarit janë në mesin e më shumë se 190 viktimave të vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e SHBA

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme