Kripë dhe Piper 3 October 2024, 17:48 Nga VNA

Princesha Kate Middleton i plotëson dëshirën 16-vjeçaren që po lufton me kancerin

Ndaje në Whatsapp

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, priti në Kështjellën Windsor me burrin e saj dhe trashëgimtarin e fronit britanik, William, një adoleshente 16-vjeçare që vuante nga një formë e rrallë dhe agresive e kancerit.

Pallati Kensington ka shpërndarë foto të takimit të William dhe Kate me Liz Hutton, ku bie në sy xhesti i ndjeshëm i princeshës e cila përqafon vajzën që po lufton me kancerin.

16-vjeçarja postoi një ‘listë me gjëra që do të donte të fotografonte në internet pasi u diagnostikua me një formë jashtëzakonisht të rrallë të sëmundjes.

Princi dhe Princesha e Uellsit folën me ‘fotografen’ adoleshente pasi e ftuan të bënte foto në Kështjellën Windsor duke përmbushur një nga dëshirat e saj. Siç raporton rrjeti britanik Sky Neës, Kate, e cila së fundmi njoftoi se ka përfunduar një cikël kimioterapie pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij viti, është fotografuar duke u përqafuar me 16-vjeçaren nga Harrogate.

Në një mesazh personal në rrjetet sociale, William dhe Kate kanë shkruar: “ Të kënaqur që takuam Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e re e talentuar, e cila na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne. W&C’.

 

 

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme