Rajoni 11 December 2024, 19:15 Nga VNA

Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit

Ndaje në Whatsapp
Albin Kurti thirret nga Prokuroria Speciale në cilësinë e

Prokuroria Speciale thërret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, konfirmoi se Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Postimi i plotë i Përparim Kryeziu:

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme