Rajoni 11 December 2024, 14:11 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë përgatitore për Ligjin e gjuhëve

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të mbajë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zhvillojë një seancë përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Në këtë seancë do të marrin pjesë ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre për dhe kundër ligjit.

Propozimi për këtë seancë u bë nga gjykatësja Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje. Megjithatë, gjykatësja Dobrilla Kacarska e kundërshtoi këtë vendim, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të japë vetë një vendim për kushtetutshmërinë e ligjit, pa organizuar një seancë të tillë.

Ende nuk është caktuar data për zhvillimin e seancës përgatitore, ndërsa sot në mesditë do të mbahet një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje.

Vlen të përmendet se dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme