Rajoni 5 January 2025, 19:14 Nga VNA

Kryeministri i Greqisë viziton kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri i Greqisë viziton kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar pasditen e së dielës spitalin “Evangelismos” ku po merr trajtim mjekësor kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.

Sipas mediave greke, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas ndodhej i shtruar në një spital në Tiranës për shkak të një viroze sezonale.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet shtetërore shqiptare përvec zyrës së shtypit të kryepeshkopit.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme