Rajoni 5 January 2025, 18:12 Nga VNA

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon

Ndaje në Whatsapp
Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Kërcënimet e

"Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi thekson se Vuçiç dhe pushteti i tij, po përballen me krizën më serioze.

Kamberi po ashtu thekson se Vuçiçi, për ta larguar vëmendjen, ka lancuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

“Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri.

I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.

Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’,  se  ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.

Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme