Rajoni 9 January 2025, 16:38 Nga VNA

Kosovë, fillon periudha e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, fillon periudha e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e 9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi të enjten se periudha e votimit për shtetasit e Kosovës jashtë vendit ka nisur nga sot dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës janë regjistruar për të votuar. Prej tyre rreth 85 mijë janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërsa 20 mijë pritet të votojnë më 8 shkurt në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Numri më i madh i votuesve jashtë vendit është regjistruar në Gjermani dhe Zvicër. Njëzetetetë subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja parlamentare që mbahen me 9 shkurt. Gjashtë subjekte janë nga radhët e komunitetit serb përfshirë Listën Serbe parti kjo e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën fletëvotimin kundër të cilit votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi aty është përfshirë edhe Lista Serbe, certifikimi i së cilës është kundërshtuar nga kjo lëvizje për shkak se siç thuhet, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës. Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të fillojë të shtunën me 11 janar.

VOA

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme