Kronika 23 July 2025, 14:07 Nga VNA

Korruptoi zyrtarin e Avokaturës së Shtetit, Apeli i Posaçëm ashpërsoi dënimin për Rrumin. I mbijetoi atentatit në Shkozet

Ndaje në Whatsapp
Korruptoi zyrtarin e Avokaturës së Shtetit, Apeli i

 

Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën Rrumi, u dënua me 3 vite burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite. Verdikti për të u firmos nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila, ndryshe nga Gjykata e Posaçme, e ashpërsoi edhe më shumë masën e dënimit për Rrumin. Aleksandër Laho ndërkohë ndodhet ende në arrati dhe gjykimi është bërë në mungesë të tij.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën 600 mijë lekë dhe i ka premtuar edhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje. Prokuroria thotë se paratë janë dhënë si ryshfet për mosankimin në Apel të vendimit që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Laho i mbijetoi një atentati te mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, teksa ndodhej duke udhëtuar me makinën e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Rrumi dhe Ndoj mbetën të plagosur, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku. Për atentatin po gjykohet Plarent Dervishaj dhe anëtarë të grupit të tij. Ndërsa si ekzekutor është dënuar me burgim të përjetshëm Redian Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Nga celularët e sekuestruar në këtë ngjarje u zbulua edhe rasti i korrupsionit për të cilin Rrumi u dënua me 2 vjet, përfundimisht me vendim të formës së prerë.

 

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme