Ekskluzive 18 June 2024, 10:30 Nga VNA

Koncencioni për laboratorët një tjetër gropë e madhe në financat e shëndetësisë. Kush fshihet dhe si janë përfshirë të afërmit e Klodian Allajbeut në këtë aferë

Ndaje në Whatsapp
Koncencioni për laboratorët një tjetër gropë e madhe

Sokol Ramizi dyshohet të jetë “eminenca gri” e biznesmenit Klodian Allajbeu dhe përmes këtij personazhi në hije, ai kontrollon koncesionin milionësh të laboratorëve.

Po si lidhet emri i Sokol Ramizit me biznesmenin Allajbeu?

Referuar të dhënave zyrtare rezulton se në 23 korrik 2019 është regjistruar në Tiranë, kompania “Laboratory Networks”, me kapital 10 milionë lekë me administrator Sokol Ramizi.

Kjo kompani është themeluar dhe regjistruar për zbatimin e kontratës koncesionare me vlerë rreth 130 mln euro, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës.

Kontrata koncesionare është nënshkruar me 10 prill 2019 nga Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Arian Kraja si dhe nga konsorciumi i operatorëve fitues të koncesionit. Ky koncorcium përbëhet nga kompanitë Labopharma, AB Laboratory Solutions B.V dhe EXALAB.

Labopharma ka 41.7 përqind të aksioneve te kompania e zbatimit të koncesionit Laboratory Networks. Kompania AB Laboratory Solutions B.V ka 33.3 përqind të aksioneve dhe kompania francize Exalab ka 25 përqind të aksioneve.

Referuar dokumentave të QKB-së shoqëria Labopharma është themeluar më datë 18 maj 2007 me administrator Kristo Andoni.

Ortakët e shoqërisë janë Janis Karathani me 50 për qind dhe T-MEDSS me 50 përqind.

Kompania T-MEDSS ka si administrator dhe ortak të vetëm Sokol Ramizin.

Në të njëjtën kohë, Sokol Ramizi është edhe administrator i kompanisë së zbatimit të koncesionit Laboratory Networks.

Këto të dhëna ngrenë dyshime të forta, se Ramizi është njeriu i Allajbeut, për të cilin ka të dhëna që kontrollon në mënyrë të tërthortë koncesionin me vlerë 130 milionë euro.

“Kemi dyshime të arsyeshme se Klodian Allajbeu kontrollon përmes shtetasve Sokol Ramizi dhe Janis Karathano koncesionin e Laboratorëve”, thuhet në një kallëzim që avokatja O.S. ka paraqitur në SPAK ndaj Klodian Allajbeut dhe një numri të madh zyrtarësh të lartë, përfshirë dhe ish ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Jo rastësisht Sokol Ramizi rezulton po ashtu i përfshirë edhe në koncesionin e hemodializës, ku po të shohësh vetëm përciotas del një tjetër emër i besuar i biznesmenit Allajbeu, Rasim Hamzaraj.

Po se çfarë i lidh këto personazhe me një koncencion disa milionësh që duhet t’u shërbejë shqiptarëve VNA do tju sjellë prova të reja në ditët në vijim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme