Kronika 14 July 2025, 19:08 Nga VNA

Itali/ Mbi 80 vite burg për grupin italo-shqiptar që trafikonte drogë nga Holanda

Ndaje në Whatsapp
Itali/ Mbi 80 vite burg për grupin italo-shqiptar që trafikonte

Gjykata e Brindisit ka dënuar me gjithsej mbi 80 vite burg një grup italo-shqiptar të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Holanda drejt tregut italian, si dhe në shpërndarjen e drogës dhe zhvatje me metoda mafioze.

Hetimet, të koordinuara nga prokurorja Giovanna Cannarile (Lecce DDA), nisën pas operacionit “Tackle” të Guardia di Finanza më 22 janar 2022, gjatë të cilit u ekzekutuan 23 urdhra ndalimi. Në fokus të hetimeve ishte edhe Pierluigi Chionna, një figurë kyçe që tashmë është bërë dëshmitar bashkëpunues i drejtësisë.

Vendimet e gjykatës për të dënuarit:

  • Kujtim Metaj (60 vjeç, shqiptar): 22 vite e 6 muaj burg
  • Adrian Boci (35 vjeç, shqiptar): 13 vite e 6 muaj burg
  • Romeo Myftari (43 vjeç, shqiptar): 12 vite burg
  • Fabrizio Russo (48 vjeç, italian): 9 vite e 9 muaj burg dhe 11,500 euro gjobë
  • Salvatore Schiavone (34 vjeç, italian): 8 vite burg dhe 8,000 euro gjobë
  • Roberto Mazzuti (49 vjeç, italian): 8 vite burg dhe 8,000 euro gjobë
  • Salvatore Chionna (47 vjeç, italian): 7 vite burg dhe 30,000 euro gjobë

Të dënuarit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare trafiku droge, posedim dhe shpërndarje droge, si dhe zhvatje të rënduar me metoda mafioze. Gjithashtu, të gjithë të pandehurve u është ndaluar mbajtja e posteve publike.

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme