Kronika 14 July 2025, 15:47 Nga VNA

GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës së

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Preçi përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke vuajtur 2 vite e 4 muaj nga 3 vite e 6 muaj burgim që ishte dënimi fillestar.

Nga hetimet ka rezultuar se Gazmir Preçi ka marrë një shumë prej 10 mijë euro nga shtetasi B.T., në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve policore në një lokal nate pranë Urës së Dajlanit në Durrës, ku ushtrohej aktivitet “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Preçi ishte akuzuar se kishte kërcënuar pronarin e lokalit me vendosje gjobe duke i kërkuar fillimisht 20 mijë euro. Pas hetimeve të SPAK, GJKKO e gjeti fajtor për korrupsion pasiv dhe vendosi dënimin me burgim.

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme