Kronika 14 July 2025, 11:09 Nga VNA

Del nga burgu ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka kalon në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Del nga burgu ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka kalon

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-shefin e qarkullimit rrugor Roven Zeka. Ish-zyrtari i policisë është dërguar në arrest shtëpie. Kjo për shkak se Zeka u rrëzua në burg dhe pësoi thyerje të këmbës dhe dëmtime. Zeka dyshohet për veprën penale të korrupsionit.

Roven Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, të cilët dyshohen se morën rryshfet per të mos referuar në prokurori një aksident ku ishte përfshirë gruaja e një biznesmeni. Pas arrestimit, Zeka në qeli u vizitua nga disa kolegë, edhe pse kjo është e ndaluar e për këtë arsye SPAK po heton edhe në këtë drejtim. Roven Zeka u emerua në krye të policisë së Qarkullimit me firmën e Ilir Prodës. Zeka dhe Proda njihen në radhët e policisë për miqësinë e ngushtë.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme