Kronika 2 September 2024, 08:22 Nga VNA

I vdekur një nga anëtarët e grupit të Capave/Pesë të plagosur nga të shtënat masive në Prishtinë

Ndaje në Whatsapp
I vdekur një nga anëtarët e grupit të Capave/Pesë

Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen Aktash në Prishtinë.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Autoritetet dyshojnë se në konflikt janë përfshirë dy grupe të armatosura. Në konfliktin që ndodhi rreth orës 22:00 të natës së të dielës u përdorën armë zjarri.

Sipas klankosova.tv, i vrari është Premtim Gashi nga grupi i Capave.

Mësohet se tashmë i ndjeri, ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit.

Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi, janë personat e plagosur

Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, pas një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme