Kronika 22 January 2025, 14:36 Nga VNA

Hetimet ndaj Veliajt/ Dokumente, kontrata dhe sende të sekuestruara në Sky Tower

Ndaje në Whatsapp
Hetimet ndaj Veliajt/ Dokumente, kontrata dhe sende të sekuestruara në

SPAK ka marrë dëshminë e shtetasit M.L pronar i apartamentit 11/4 në Sky Tower që u kontrollua pak ditë më pare në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Ai ka pranuar se në këtë apartament janë vendosur edhe dokumenta të kompanisë së Ajola Xoxës, ndërsa thotë se kasaforta që u hap me gur fresibël i përket një shtetasi të huaj. SPAK ka marrë nga apartamenti dokumenta, kontrata, veshje si dhe ka fotografuar disa vepra arti. Veliaj po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Më herët janë kontrolluar kompanitë e familjarëve të tij dhe disa personave të besuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme