Rajoni 3 December 2024, 22:03 Nga VNA

Gjenden sërish armë e municion në veri të Kosovës, Svelça: Kishte dhe uniforma të SHBA dhe Britanisë, ja plani i Serbisë

Ndaje në Whatsapp
Gjenden sërish armë e municion në veri të Kosovës,

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të municioneve, armëve dhe uniformave, që sipas tij, janë gjetur të martën gjatë një bastisjeje në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se ato janë gjetur në një ahur.

Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai.

Sveçla ka paralajmëruar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e Kosovës, do të ndëshkohet.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme