Politika 2026-10-08 10:51:00 Nga VNA

Zbythet Vullnet Sinaj, pas mbledhjes me Ramën ndryshon qëndrim për reformën territoriale

Ndaje në Whatsapp

Zbythet Vullnet Sinaj, pas mbledhjes me Ramën ndryshon qëndrim

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën territoriale, duke votuar pro draftit të Partisë Socialiste, ndonëse më herët kishte shprehur rezerva ndaj propozimit.

Në mbledhjen e mëparshme të grupit parlamentar socialist, Sinaj kishte ngritur shqetësime për reformën dhe ishte shprehur kundër saj.

Por duket se në mbledhjen e ditës së sotme në ambientet e Kuvendit me kryeministrin Edi Rama, Sinaj ka ndryshuar qëndrim.

Sinaj raportohet se është shprehur në favor të propozimit për riorganizimin territorial, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Pas ndryshimit të qëndrimit të Sinajt, vëmendja tashmë zhvendoset te deputeti socialist Erion Braçe, i cili është shprehur kundër reformës. Mbetet për t'u parë nëse Braçe do t'i qëndrojë kundërshtimit të tij edhe gjatë votimit në seancë plenare dhe nuk do të pësojë metamorfozën e Sinajt.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news