Politika 2026-10-07 11:47:21 Nga VNA

Qeveria nuk i jep seli qëndrore Agron Shehajt: Partia le të marrë zyra me qira

Ndaje në Whatsapp

Qeveria nuk i jep seli qëndrore Agron Shehajt: Partia le të marrë

Megjithëse Partia "Mundësia" e Agron Shehajt numëron dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, institucionet shtetërore nuk i kanë dhënë ambiente për t'i përdorur si zyra. 

Në shkresën zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partisë "Mundësia", siguruar nga VNA, Ministria e Brendshme citon kuadrin ligjor për garantimin e lehtësirave për partitë politik dhe thotë se pas verifikimeve me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës,  nuk ka ambiente të lira në pronësi të shtetit që mund t'i vihen në dispozicion kësaj force politike:

"Në zbatim të ligjit të sipërcituar, pas plotësimit dhe përcjelljes së dokumentacionit të hollësishëm për llojin e dokumenteve... Ministria e Punëve të Brendshme i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për informacion mbi disponueshmërinë e pronave shtetërore të lira dhe të përshtatshme për këtë qëllim. Në vijim... Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka informuar se nuk disponon prona apo ambiente të lira shtetërore që mund të vihen në dispozicion për selinë qendrore të partisë suaj."

Për këtë arsye, udhëzohet se struktura përgjegjëse njofton partinë politike që ta marrë vetë me qira ndërtesën për selinë e saj qendrore:

"Referuar pikës 11 të VKM-së Nr. 255, datë 20.04.2023... përcaktohet se: 'Kur nuk ka ndërtesa të lira, struktura përgjegjëse në Ministrinë e Brendshme apo bashki, njofton partinë politike për të drejtën për të marrë me qira ndërtesa për selinë qendrore apo zyrat vendore, të paguar nga shteti...'."

Në përmbyllje të shkresës, Ministria e Brendshme sqaron edhe procedurën financiare për mbulimin e shpenzimeve të qirasë:

"Sqarojmë se, mbulimi i efektit financiar për pagesën e qirasë nuk përballohet nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Referuar pikës 12 të VKM-së Nr. 255, datë 20.04.2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën konkrete të fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore, i cili përdoret edhe për mbulimin e shpenzimeve të qirasë."

Ministri Demo i thotë Agron Shehajt se për këtë çështje, në vijim duket të komunikojë me ministrin e financave, Malaj.

Qeveria nuk i jep seli qëndrore Agron Shehajt: Partia le të marrë

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news