Kronika 2026-10-09 12:41:22 Nga VNA

Thyen bojkotin për të nxjerrë nga burgu nënën me foshnjën 4-muajshe, Dhoma e Avokatisë mbledhje urgjente për dy avokatët

Ndaje në Whatsapp

Thyen bojkotin për të nxjerrë nga burgu nënën me

Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë ka thirrur mbledhje urgjente në orën 12:00 për të shqyrtuar rastet e dy avokatëve që thyen bojkotin dhe morën pjesë në seancat gjyqësore.

Njëri nga rastet lidhet me pezullimin e ekzekutimit të dënimit për Greta Gjocin, e cila ishte dënuar për mashtrim me call center dhe grup kriminal dhe mbahej në paraburgim bashkë me foshnjën 4-muajshe.

Avokati e justifikoi vendimin me faktin se s'mund të linte një foshnjë në paraburgim.

Avokatët kanë vendosur bojkotin e çdo seance gjyqësore, pasi kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, përderisa pretendojnë se i pengon të ushtrojnë të drejtën e mbrojtjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news