Kronika 2026-10-09 12:05:30 Nga VNA

Mashtrimi me call center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e dënimit për Antoneta Malon

Ndaje në Whatsapp

Mashtrimi me call center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e dënimit

Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen me gjashtë muaj të ekzekutimit të dënimit për Antoneta Malo (Pepkolaj), e dënuar për mashtrim përmes call center-ave. Vendimi është marrë këtë të premte, më 9 tetor, nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së paraqitur nga Malo më 5 tetor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, ekzekutimi i dënimit do të shtyhet për një periudhë gjashtëmujore, duke nisur nga 9 tetori 2026 deri më 9 prill 2027. Dënimi ndaj Antoneta Malos ishte dhënë më 27 tetor 2025 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ishte lënë në fuqi më 5 tetor 2026 nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ky është vendimi i dytë i ngjashëm brenda dy ditëve. Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit edhe për Greta Gjocin, e cila mbahej në burg së bashku me foshnjën e saj katërmuajshe.

Në vendimin për Antoneta Malon, GJKKO urdhëron SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore të zbatojnë vendimin, ndërsa shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të dënuarës.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda pesë ditëve nga dita pas njoftimit të tij.

Vendimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesja Antoneta Malo (Pepkolaj) më datë 05.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr. 66, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi me vendimin nr. 51, dt. 05.10.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 471 dhe 476/1 shkronja “c” të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 679, datë 09.10.2026, vendosi:

1.  Pranimin e kërkesës së kërkueses (të dënuarës) Antoneta Malo (Pepkolaj).

2.  Shtyrjen e ekzekutimit të dënimit që i është caktuar kërkueses (të dënuarës) Antoneta Malo (Pepkolaj) me vendimin nr. 66, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi me vendimin nr. 51, dt. 05.10.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për një periudhë kohore prej 6 (gjashtë) muaj, duke filluar nga data 09.10.2026 deri në datën 09.04.2027.

3.  Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim kërkueses (të dënuarës) Antoneta Malo (Pepkolaj).

4.  Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

5.  Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Tiranë, më datë 09.10.2026

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news