Kronika 2026-10-08 11:37:55 Nga VNA

Tensione para Kuvendit, policia përdor spraj lotsjellës ndaj protestuesve, disa qytetarë ndihen keq

Ndaje në Whatsapp

Tensione para Kuvendit, policia përdor spraj lotsjellës ndaj

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Gjatë përplasjes, efektivët e policisë kanë përdorur spraj lotsjellës në sasi të konsiderueshme për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë i vendosur rreth Parlamentit.

Si pasojë, disa qytetarë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë detyruar të largohen nga zona e prekur nga spraji.

Situata është tensionuar pranë barrierave metalike të vendosura nga policia, ku protestuesit kanë kundërshtuar kufizimet dhe u kanë kërkuar efektivëve të mos pengojnë zhvillimin e tubimit.

Në ambientet përreth Kuvendit janë dislokuar forca të shumta policie, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe efektivëve kanë vijuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news