Kronika 2026-10-08 12:36:35 Nga VNA

Tensione para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë gjatë protestës kundër Reformës Territoriale

Ndaje në Whatsapp

Tensione para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me

Protesta kundër Reformës së re Territoriale është shoqëruar me tensione përpara Kuvendit, ku kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, është përfshirë në një përplasje me forcat e policisë.

Malaj ndodhej mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që kundërshtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjen administrativo-territoriale të vendit.

Situata u tensionua pasi efektivët e policisë u kërkuan protestuesve të largoheshin nga rruga dhe të mos pengonin qarkullimin, çka solli përplasje mes palëve.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për Reformën e re Territoriale, i cili ka shkaktuar kundërshtime nga opozita dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news