
Një alarm për bombë është ngritur këtë të premte gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas një emaili kërcënues të mbërritur në adresë të institucioneve.
Sipas informacioneve paraprake, mesazhi elektronik përmbante kërcënime për vendosjen e një mjeti shpërthyes, duke vënë në gatishmëri strukturat e sigurisë.
Pas marrjes së kërcënimit, policia është angazhuar për verifikimin e situatës, me qëllim përcaktimin e vërtetësisë së pretendimeve për praninë e një bombe.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ekzistencën e ndonjë mjeti shpërthyes, ndërsa pritet që kontrollet dhe verifikimet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.






















