Sociale 2026-10-22 14:49:27 Nga VNA

Qeveria pranon “dështimin” e  investimeve strategjike, por s’heq dorë nga lehtësitë për investitorët

Ndaje në Whatsapp

Qeveria pranon “dështimin” e  investimeve strategjike, por

Qeveria shqiptare pranon se ligji i investimeve strategjike ka prodhuar një përqendrim të lartë të projekteve në turizëm, vonesa në realizimin e tyre dhe rreziqe financiare e juridike për shtetin. Gjithsesi, projektligji i ri “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik më 21 tetor, ruan një pjesë të instrumenteve që kanë shoqëruar zbatimin e ligjit të mëparshëm, përfshirë përdorimin e pronave shtetërore, brigjeve dhe financimin e infrastrukturës mbështetëse.

Në relacionin shpjegues, qeveria paraqet një bilanc të zbatimit të ligjit nr. 55/2015, sipas të cilit gjatë periudhës 2016–maj 2025 statusin e investimit apo investitorit strategjik e kanë përfituar 54 projekte, nga të cilat 42 në turizëm, ose rreth 78% e totalit.

Edhe pse të klasifikuara në sektorin e turizmit, një pjesë e këtyre investimeve përfshijnë edhe zhvillime rezidenciale, komplekse vilash dhe apartamente, përtej strukturave tradicionale hoteliere. Ky është një element që ka shoqëruar vazhdimisht kritikat ndaj skemës së investimeve strategjike, veçanërisht përgjatë bregdetit, ku projektet turistike janë ndërthurur me zhvillimin e pasurive të paluajtshme duke zvogëluar kështu potencialin turistik.

Relacioni qeveritar nuk bën një ndarje mes kapaciteteve hoteliere dhe atyre rezidenciale, por pranon përqendrimin e investimeve në turizëm dhe mungesën e diversifikimit ekonomik.

“Niveli i ulët relativ i projekteve në sektorë me vlerë të shtuar të lartë, si prodhimi, teknologjia, inovacioni dhe zinxhirët industrialë, tregon një kufizim në diversifikimin e impaktit ekonomik”, thuhet në relacion.

Qeveria pranon gjithashtu se jo të gjitha projektet kanë përmbushur angazhimet e tyre.

“Një pjesë e projekteve janë realizuar, disa janë në proces zbatimi, ndërsa të tjera kanë kërkuar shtyrje afatesh ose nuk janë realizuar”, thuhet në dokument. Sipas relacionit, miratimi i statusit strategjik dhe parashikimi i investimeve apo vendeve të punës nuk garantojnë automatikisht realizimin e tyre. Dokumenti kërkon monitorim sistematik dhe masa korrigjuese, përfshirë revokimin e statusit apo përfundimin e mbështetjes.

Një tjetër problem i pranuar lidhet me kostot dhe rreziqet që kanë shoqëruar lehtësitë shtetërore.

“Megjithatë, këto masa sjellin ekspozim më të lartë për administratën publike, si në aspektin e riskut fiskal, ashtu edhe në aspektin e riskut juridik dhe reputacional”, thekson relacioni.

Pavarësisht këtyre konstatimeve, projektligji i ri parashikon vijimin e mbështetjes së investitorëve përmes infrastrukturës publike, procedurave administrative të lehtësuara, konsolidimit të pronave dhe përdorimit të brigjeve.

Neni 16 parashikon edhe vënien në dispozicion të pasurive shtetërore me pagesa të diferencuara, që mund të zbresin në 50% të vlerës së përcaktuar për zonat me potencial të mesëm zhvillimi.

Ndërkohë, neni 59 parashikon që subjektet që kanë përfituar ose kanë aplikuar për statusin strategjik përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri të vijojnë të trajtohen sipas ligjit nr. 55/2015. Kështu, megjithëse neni 60 propozon shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, dispozitat kalimtare ruajnë zbatimin e tij për përfituesit dhe aplikuesit ekzistues. Qeveria argumenton se reforma synon unifikimin e legjislacionit, rritjen e transparencës dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Projektligji mbetet në konsultim publik.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news