Sociale 2026-10-20 08:13:17 Nga VNA

“As në luftë nuk përdhosen kishat!”/ Atë Mihal Sanellari shpërthen pas dhunës në oborrin e Katedrales: “E turpshme, shtazarake dhe e urryer!”

Ndaje në Whatsapp

“As në luftë nuk përdhosen kishat!”/ Atë Mihal

Atë Mihal Sanellari ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të mbrëmjes së djeshme në oborrin e Katedrales Orthodhokse në Tiranë, duke e cilësuar dhunën e ushtruar aty si çnjerëzore, barbare dhe të patolerueshme.

“Perëndia ju ndriçoftë mendjen!”, shkruan ai në Facebook, duke dënuar ashpër atë që ndodhi brenda oborrit të Kishës dhe duke theksuar se është tejkaluar çdo kufi, deri në mosrespektimin e shenjtërisë së objekteve të kultit, të cilat respektohen edhe në kohë lufte.

“Ajo që ndodhi sot brenda oborrit të Kishës Orthodhokse në Tiranë është tërësisht çnjerëzore, e dënueshme dhe ka tejkaluar çdo cak, duke mos respektuar asgjë, as shenjtërinë e objekteve të kultit, duke i përdhosur ato, objekte të cilat respektohen edhe në luftë”, shkruan Atë Mihal Sanellari.

Ai e përshkruan dhunën si një akt që ngjall dhimbje, dëshpërim dhe neveri, duke e mbyllur reagimin me fjalë të forta:

“Një dhunë në kufijtë e barbarisë, e patolerueshme për asnjë qenie njerëzore, që ushtrohet brenda oborrit të Kishës, e cila ngjall dhimbje, dëshpërim dhe neveri. E turpshme, shtazarake dhe e urryer. Kush mbjell dhunë, dhunë do të korrë.”

“As në luftë nuk përdhosen kishat!”/ Atë Mihal

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news