Politika 2026-10-18 15:40:19 Nga VNA

Persona të maskuar me hunj dalin nga selia e PS-së dhe përplasen me protestuesit. A është drejtori i IKMT-së, Rigers Sheqeri?

Ndaje në Whatsapp
Persona të maskuar me hunj dalin nga selia e PS-së dhe përplasen

Momente të forta tensioni janë regjistruar përpara selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, gjatë ditës së gjashtë të protestave studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa persona me fytyra të mbuluara janë parë duke dalë nga ambientet e selisë së partisë në pushtet, me shkopinj druri në duar. Ata kanë tentuar të godasin protestuesit, duke shkaktuar përplasje dhe tensione të reja.

Por përtej pamjeve, ngrihet një tjetër pyetje: A ishte mes personave të përfshirë në këtë incident edhe drejtori i IKMT-së, Rigers Sheqeri?

Identiteti i personave të maskuar mbetet i paqartë, ndërsa nuk ka ende një konfirmim të pavarur për praninë apo përfshirjen e drejtuesit të IKMT-së.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi praninë e personave të pajisur me shkopinj druri brenda selisë së partisë që qeveris vendin, rolin e tyre dhe reagimin e Policisë së Shtetit.

Kush i lejoi të hynin në seli? Kush i autorizoi të dilnin me hunj në duar dhe përse policia nuk ndërhyri për të parandaluar përplasjen?

Për këto pyetje kërkohet një shpjegim nga Partia Socialiste dhe Policia e Shtetit.

 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news