Politika 2026-10-17 16:54:45 Nga VNA

Përshkallëzohet dhuna në bulevard, molotov ndaj autoblindës së policisë, protestuesit i vënë flakën një makine

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzohet dhuna në bulevard, molotov ndaj autoblindës

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është tensionuar më tej, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë.

Nga mesi i turmës është hedhur një molotov në drejtim të një autoblinde të policisë që po përdorte ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve. Mjeti është përfshirë nga flakët, të cilat janë shuar menjëherë falë ndërhyrjes së një tjetër autoboti me ujë që ndodhej pranë tij.

Menjëherë pas këtij incidenti, protestuesit kanë futur një automjet në mes të bulevardit dhe i kanë vënë flakën.

Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e fishekzjarrëve në drejtim të efektivëve të policisë, duke e tensionuar më tej situatën në një nga zonat kryesore të protestës në kryeqytet.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news